Opera shqip në Katar

Artistët operistikë me famë botërore, sopranoja hyjnore Ermonela Jaho dhe tenori edhe ai hyjnor Saimir Pirgu, do të këndojnë për punëtorët shqiptarë që do të imigrojnë në Katar, për të ndihmuar vendin mik gjatë përgatitjeve për Botërorin 2022.

OBOBO News ka arritur të zbardhë një pikë gjysmë sekrete të marrëveshjes, e cila parashikon që këngëtarët do të performojnë në dopolavoro-n e Doha-s, dy herë në muaj, duke interpretuar arie të njohura nga operat “Halili dhe Hajria”, “Mrika” dhe “Shtatë shaljanët”, të shoqëruar nga orkestrina funerale amatore e komunitetit nepalez në Katar.

“Në asnjë mënyrë nuk do ta kishim nënshkruar këtë marrëveshje punësimi,” tha një zyrtar i lartë i Ministrisë së Facebook-ut, Kostumeve Operistike dhe Rijetësimit, “sikur të mos merrnim garanci të plota, nga kolegët tanë në Katar, që Jaho-s dhe Pirgu-t do t’u sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme, gjatë shfaqjet e rregullta që do të japin për imigrantët nga vendi i shqiponjave, përfshi këtu edhe ujin e pishëm në temperaturë dhome, kremin kundër UV dhe dhomat gjashtëmbëdhjetë-shtretëshe me dritare nga deti.”

“Asgjë nuk do të kursejmë,” vazhdoi ky zyrtar, që kërkoi të mos ia publikonim emrin për arsye se ende nuk ua ka treguar miqve të vet se punon në Ministri, “që muzika e operës shqiptare të buçasë në zemër të Gjirit Persik dhe njerëzve tanë të mos u mungojnë asnjëherë meloditë e dhimbshme nga mëmëdheu.”

(c) OBOBO NEWS

Standard

3 mendime mbi “Opera shqip në Katar

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s