Piramida komunikative

Seanca e dytë e Konferencës Mbarëshqiptare për Rregullimin e Komunikimit në Internet që po zhvillohet në Oldenburg (Gjermani) kaloi në një atmosferë diskutimi konstruktiv. Një nga pjesëmarrësit, anëtar i diasporës shqiptare në Hollandë dhe mediolog i njohur në vendin ku banon, z. Ilir Kumti, tha në fjalën e tij se “komunikimi ndër shqiptarë në internet duhet të jetë gjithmonë i lirë dhe pa asnjë kufizim”. Sipas z. Kumti do të jenë proçeset selektive të lexuesve ato që do të shoshisin mesazhet e pavlera në internet. “Unë jam i bindur – u shpreh ai – se komunikimi në internet, gjeometrikisht, duhet t’i përngjasë një piramide të përmbysur”.

Ky pohim shkaktoi një sërë polemikash në sallën k u zhvillohet konferenca. Një nga debatuesit, psikologu Pol Hemiku tha se “shqiptarët janë psikologjikisht kundër formave piramidale, si në shoqëri, ashtu edhe në ekonomi apo në komunikim”.

 © OBOBO NEWS/maj 2004

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s