[Fushë Krujë] – Opinioni publik shqiptar, pas historisë së orës presidenciale, u trondit sërish nga një lajm fund e krye i rremë. Sipas mediave italiane filmi “Passo a due”, me protagonist balerinin e famshëm shqiptar Kledi Kadiu, është një nga filmat më të shëmtuar që janë shfaqur nëpër kinema. Mediat citojnë një sondazh on line, me siguri të manipuluar dhe shkencërisht të pathemeltë, që e ka renditur “Passo a due” të tretin për nga shëmtia, pas “Melissa P” dhe “Olé”.
“Nuk është aspak rastësi, që lajme të tilla mbijnë pas vizitës së suksesshme të Bushit në Shqipëri”, kështu u shpreh Ndriçim Sabahu, teknik projektimi në kinemanë e Fushë Krujës, që u përkujdes personalisht për shfaqjen e filmit të bukur të balerinit shqiptar.
© OBOBO NEWS/qershor 2007