Alarm: Zogu i gripit!

Shenja të para të gripit të zogjve në Shqipëri koincidojnë me fillimin e punës të qeverisë Berisha, i tha agjencisë OBOBO koordinatori i Médecins Sans Frontières per Ballkanin dhe subkontinentin indian, z. Sumatriptan Sulakvelidze. Grupet e ndërhyrjes së shpejtë të Ministrisë së Shëndetësisë shfarosën një pulari ilegale në të dalë të Bradasheshit, në një kohë që shitja e jastëqeve me pupla në tregjet urbane është pezulluar me urdhëresë të posaçme të z. Lufter Xhuveli, kundërfirmuar nga Bamir Topi. Një mjek i Spitalit Infektiv në Tiranë, që preferon të mbetet i panjohur, i dha agjencisë OBOBO listën e parë të trembëdhjetë të shtruarve me grip zogjsh në spitalin “Sheshi Nënë Tereza”: (1) Shpend Peristeri (2) Shqipe Kthetri (3) Skifter Qyqi (4) Lauresha Flatri (5) Bilbil Gjysma (6) Gjela Gaba (7) Sokol Kartalli (8) Astrit Petriti (9) Pëllumbesha Bufi (10) Kanerina Kllogji (11) Dallëndyshe Bajkushi (12) Fluturak Horozi (13) Uzinjol Zamputi. Të gjithë këta dyshohet se ranë në kontakt me virusin gjatë një vizite të paradokohshme në kopshtin zoologjik të Izmirit, por tani janë deklaruar jashtë rrezikut.

© OBOBO NEWS / 2005

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s