Anëtarët e Këshillit Drejtues të PS do t’i nënshtrohen këtej e tutje testimit shkencor të formës së tyre fizike, i thanë agjencisë OBOBO NEWS burime të afërta me kryetarin Rama. Nuk mund të jetë politikan i mirë dikush që nuk e mirëmban sistemin e vet kardiocirkulator, mushkninë e zezë, zorrën e trashë dhe të hollë, sistemin muskulo-skeletik dhe sistemin nervor autonom, thuhet të ketë thënë një prej ndihmësve privatë të kryetarit, gjatë një takimi të jashtëzakonshëm me specialistë ekspertë të shëndetit trupor nga Izraeli, Turqia dhe Afrika e Jugut. Përgjegjësi shëndetësor pranë Këshillit Drejtues, prof. dr. Harilla Flloko, shpjegoi se testimi do të konsistojë në parametrimin e forcës, rezistencës dhe tonusit muskular të elitës së PS, duke mos lënë mënjanë edhe funksionimin adekuat të shqisave kryesore, kuadrin stomatologjik dhe peristaltikën. Si mund t’i shërbejë popullit ai politikan që i mban erë goja, thuhet të ketë thënë Mimika Karameli, shefe e marketingut politik pranë seksionit propagandistik të PS, gjatë një takimi me prodhues të menteve Altoids, që po eksplorojnë mundësinë e ndërtimit të një fabrike sheqerkash në periferi të Shupenzës; po ky personalitet mendohet të ketë stigmatizuar me të njëjtën ashpërsi metaforike politikanët që preferojnë ashensorin ndaj ngjitjes aerobike të shkallëve, në një takim me përfaqësues të firmës OTIS, e cila ka marrë përsipër kohët e fundit ashensorimin e Muzeut Kombëtar në Tiranë. Të tjera burime të padeklaruara kanë konfirmuar ekzistencën e një qarkoreje të dalë nga pena e mjekut privat të kryetarit Rama, dr. Gianluigi Altobelli i Policlinico Gemelli, e cila u lyp kuadrove më ambiciozë të PS-së zbatimin e një regjimi të detyruar 12-etapash për arritjen e formës psikofizike të mjaftueshme, mes të cilave meritojnë vëmendje ndërprerja e alkoolit, duhanit dhe drogave të tjera; abstinenca seksuale; udhëtimi me bicikletë; përdorimi i ndërresave të pambukta; konsumi i shpeshtë i prodhimeve të detit dhe, last not least, gjimnastika e mëngjesit. Kemi një klimë të mrekullueshme, paska deklaruar papritmas edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Arkivave, këtej e tutje i njohur me emrin e shkurtër Shaba; afër detit dhe malit, lëndinës dhe bjeshkës, rrëkesë dhe përroit; ose, për ta thënë me fjalët e pavdekshme të Pal Engjëllit, sekretarit erudit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, mens sana in corpore sano – e përkthyer në shqipen e sotme: po të mos hash sanë, nuk të kallet krupa. Mësohet, me këtë rast, se Shaba brutalisht nuk u lejua të merrte pjesë në mbledhjet e fundit të Këshillit drejtues të PS, për shkak se nuk plotësonte një normë pak të njohur, por të miratuar njëzëri tani së fundi, që ka lidhje me gjatësinë trupore minimale të politikanit të horizonteve të largëta.
© OBOBO NEWS/2005
Sipas njoftimeve te fundit ministrat e qeverise se Salihit,pra te qeverise ne diete,kane filluar te kene shenja shqetesuese nga sistemi i tretjes.Vete krieministri nga qe e ka racionuar shume te ngrenin per arsye se mendon qe te ushqehet sa me mire populli, ka shtate dite qe eshte bere kaps.
Ka ministra e ish ministra qe kane patur edhe shenja diareje etj.Psh ministri i jashtem detyrohet prej force qe kur eshte jashte shtetit per arsye diplomatike ta shkele dieten qe i ka caktuar Saliu dhe detyrohet te konsumoje nga nje here edhe haviar.Por sa kthehet ne memedhe vet krieministri e kthen me koke posht dhe ja nxjerr te gjitha ç’ka ka henger per arsye diplomatike.Keshtu thone qe ne kryeministri eshte vendosur peshore dhe nje kazan me uje ku perpara mbledhjeve peshohen ministrat dhe ndonjeri qe e ka tepruar me patriotizmin e tij dhe ka rene shume nga pesha e kompenson ate me nja dy litra uje.Une mendoj se gazetaret e tjere mund te bejne nje panorame me te plote per gjendjen e mjerueshme shendetesore te ministrave dhe nepunesve te qeverise ne diete te Salihit.Do te ishte mire te behej edhe nje referendum popullor qe ti detyronte qeverine tua shtonte pak racionin se keshtu skelete siç jane bere ata po na trembin edhe Europen..