Bota flet shqyp

Lajmi se programi i njohur Skype ka të bëjë me Shqipërinë u bë i njohur për mediat vetëm dje pasdite, pavarësisht se në qarqet intelektuale shqiptare dhe informatike fjalët qarkullonin prej kohësh. Zëdhënësi i Kompanisë së famshme që lejon komunikimin më të mirë të përdoruesve të internetit, z. Zan Kanuni, rrëfeu se themeluesi i saj z. Ekrem Kuqi, me origjinë shqiptare, vendosi ta quajë programin e famshëm informatik me emrin e vajzës së vogël. Në fakt emri fillestar i programit ishte “Shqipe”. Vetëm më pas ai u shndërrua në “Skype” për t’iu përshtatur shijeve anglosaksone.

Pyetjes se si lindi ideja për krijimin e këtij programi z. Kanuni iu përgjigj: “Pas hapjes së kufijve Shqipja, vajza e vogel e manjatit shqiptar, vendosi të kthehej në vendin e të parëve. Mirëpo Shqipëria, edhe pse me një nga gjuhët më të lashta e më të bukura në botë, nuk kishte sistem komunikimi telefonik. Dëshira për të komunikuar me vajzën dhe sidomos në shqip e detyroi z. Ekrem të shpikë versionin e parë të programit Shqypja 1.0. që vepronte mbi koncepte moderne informatike”.

Për planet e së ardhmes zëdhënësi u tregua fjalëpakë; gjithsesi tregoi se themeluesi i Skypit po punon intensivisht për një sistem modern transmetimi të energjisë elektrike nëpërmjet internetit. Cili do jetë emri i sistemit të ri? Zenun 1.0.

 

© OBOBO NEWS/maj 2007

5 mendime mbi “Bota flet shqyp

  1. censura thotë:

    “themeluesi i saj z. Ekrem Kuqi” — Jo! Protestoj kunder ketij lajmi te rreme. Krijuesi i Skypes nuk eshte mysliman. Ata jane njeri katolik dhe tjetri ortodoks (Nikolle Zenuni dhe Jani Fieri)

  2. Nuk ka problem! thotë:

    Përshëndetje!

    Po mirë, mund të ketë disa informacione shtesë si:

    – ca burime informacioni,
    – kush janë personat të përmendur më lart,
    – kush e ka shkruar këtë artikullin,
    – ku është bazuar siguria e informacionit të mësipërm,
    – adresa interneti ku mund të lexohet qartë për temën në fjalë,
    – etj.

    Do kishte qënë më informative nqs informacioni i mësipërm të ketë plotësuar edhe normat e kërkimit.

    Si do që të jetë, shpresoj të kenë cilësi artikujt e mëtejshëm.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s