Me pikëllim të thellë

Kryeministri shqiptar Berisha dhe presidenti i republikës Bamir Topi do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të varrimit të tenorit të shquar italian Luciano Pavarotti, njoftoi zëdhënësi funebër i presidencës, z. Shat Përroi. Vdekja e Pavarotti-t është pritur me pikëllim të thellë nga mjediset qeveritare dhe institucionale në Tiranë dhe në mbarë vendin, të cilat kanë kujtuar me këtë rast dashurinë e veçantë që kishte shprehur artisti i shquar italian, më se një herë, për vendin e shqiponjave. I pyetur nëse delegacioni shqiptar i nivelit të lartë do të udhëtonte në të njëjtin avion me krerët e opozitës shqiptare Edi Rama, Ilir Meta, Paskal Milo dhe Pëllumb Xhufi, z. Përroi shpjegoi se e majta shqiptare do të përfaqësohet në varrimin e Pavarottit në Modena me një delegacion të vetin jozyrtar, ndërsa ish kreu socialist Fatos Nano, së bashku me Spartak Ngjelën, ndodhen tashmë në Itali, për të rezervuar vende në ceremoni, pasi kanë udhëtuar me një avion të posaçëm të vënë në dispozicion të Nanos nga Internacionalja Socialiste. Z. Përroi nuk e përjashtoi që, nga ana e Ministrisë së Jashtme Shqiptare të jetë kontaktuar urgjentisht Farnesina, për t’i bërë të ditur palës italiane se qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk ka autorizuar asnjë nga krerët e së majtës shqiptare, duke përfshirë edhe ish krerët, për të marrin pjesë në varrim si përfaqësues të popullit sovran shqiptar, i cili e ka dashur dhe ndjekur Pavarottin edhe në një kohë kur kjo dashuri mund të paguhej me burg ose persekutim politik.
© OBOBO NEWS/shtator 2007

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s