Efekt anësor

FUSHË-KRUJË: Mësohet se, gjatë vizitës së tij historike në kryeqytetin e vendit të shqiponjave, presidenti amerikan George W. Bush ka rënë dakord të pozojë për 1912 sekonda në studion e skulptorit të popullit Maqo Maqi, të cilit tashmë i është miratuar projekti për të realizuar skulpturën që e kishte ëndërruar prej kohësh. Monumenti në madhësi natyrale i mikut të madh të shqiptarëve do të vendoset në mjediset e Muzeut të Gjergj Kastriotit, në Krujë. Projekte për të realizuar këtë statujë kishin paraqitur edhe dy skulptorë të tjerë të popullit: Efthimi Mithiko dhe Birçe Shazo; si edhe veprimtari i njohur i diasporës, Flamur Zhgaba, me banim në Detroit. Maqo Maqi është shquar prej kohësh në artet figurative shqiptare, si skulptor monumentalist dhe autor statujash të Ramiz Alisë, Leka Zogut, Marko Boçarit, Vrana Kontit, Hasan Zyko-Kamberit, Nënë Terezës, Fan Nolit, Nexhmije Hoxhës, Lin Biaos, Princ Wied-it, Azem Hajdarit, Gjergj Fishtës, Ibrahim Rugovës, Kolonel Thompson-it, Vojo Kushit, Ali Pashë Tepelenës, Papës Gjon-Pali II, Sadik Premtes, Kledi Kadiut dhe Mustafa Kemal Ataturkut.

© OBOBO NEWS/qershor 2007

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s