“Lufta kundër pirjes së duhanit nuk bëhet me këshilla dhe proçese gjyqësore, por me krijimin e një mjedisi mbytës për vetë cigaret”, këto ishin disa fjalë të inspektorit të Doganave të Bashkuara të Durrakiumit Perëndimor, z. Zan Zadhanasi, pas lajmit se në doganën e tij u sekuestruan dje 20 milionë paketa “Partizan”, 200 mijë “DS Scutar”, 20 mijë “DS Durrachium” dhe 200 paketa “Diamant”. Vlera totale 4,25 milionë USD.
Z. Zadhanasi, gjatë konferencës së shtypit, u shpreh se hamendjet për një luftë të brendshme të korrupsionit shqiptar janë pa baza, këtu kemi të bëjmë vetëm me zbatimin e një politike shëndetësore në favor të qytetarëve tanë. “Në Evropë e në SHBA prodhuesit, shitësit e konsumatorët e duhanit përndiqen kur paketat kanë prekur me kohë duart e mushkëritë e tyre. Lufta jonë është preventive: i bllokojmë cigaret që në port”.
© OBOBO NEWS, 2005