Tender pikture

[Dardhë – Albania] – Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Pikturës së Jashtme, prof. Dr. Dardha Bishti, njoftoi se tenderi i hapur për “Pikturën më të mirë të Presidentit të SHBA-së” do të mbyllet nesër. Kandidatët piktorë që janë të interesuar të marrin pjesë në tender duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës të ofertës brenda ditës së sotme. “Siç thuhet në vendimin e këshillit të kryepleqve – tha znj. Bishti – fondi limit është prej 3,500.000 $. Piktorët do të kenë në dispozicion vetëm 1912 sekonda të çmuara, gjatë të cilave presidenti amerikan do të pozojë edhe për një skulpturë”.

Funksionarja e lartë e Ministrisë së Pikturës së Jashtme nënvizoi gjithashtu se për t’u kualifikuar ofertat duhet të shoqërohen nga dokumente ligjore dhe administrative, por edhe me piktura origjinale ose kopje te noterizuara, të shoqëruara nga komente kritikësh të njohur.

Kandidatët karikaturistë përjashtohen automatikisht nga tenderi.

 

© OBOBO NEWS/qershor 2007

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s