KORFUZ, 30 gusht 2005. Sipas njoftimeve që i kanë mbërritur agjencisë sonë nga disa burime të mirëbesuara, një ekip i apasionuar arkeologësh rotarianë nga qyteti piktoresk i Nirgend në Gjermani zbuloi dje në qytetin antik të Butrintit rrënoja të një bazilike shumë të lashtë paleokristiane e cila u datua si e periudhës para Krishtit dhe si e tillë mund të renditet nga të parat në zonën e Mesdheut madje të Mesopotamisë. Bazilikës i është zbuluar deri tani dyshemeja, por po kërkohet intensivisht edhe tavani, i cili duhet të gjendet diku aty afër, u tha gazetarëve kryearkeologia gjermane dr. Silke Katzehunde, e veshur e tëra në mëndafsh dhe e shoqëruar nga ansambli i harqeve i shkollës së mesme “Qir Caci” të Finiqit. Shqiptarët nuk kanë lejuar asnjë armen të bjerë në duar të turqve gjatë Luftës I Botërore, vazhdoi zonja Katzehunde, teksa përbri kryetari i Partisë Imunitare, z. Viron Viroi përuronte një pllakë përkujtimore kushtuar viktimave në përgjithësi, dhe veçanërisht atyre të kolerës të vitit 1304, e cila sipas drejtorit të Muzeut Intestinal Shqiptar, dr. Kamejkam Qazo, paska bërë kërdinë në Kurvelesh dhe Ergjëri.
© OBOBO NEWS, 2005