Mjaft!

“MJAFT!”: “Mjaft!” kërcënimeve të politikës shqiptare

Mjaftoi një deklaratë e Kesh-it për të ndezur gjakrat. Mjaft anëtarë të lëvizjes “MJAFT!” u shprehën se Kryesocialisti Nano e mbushi kupën mjaft me deklaratën e tij të fundit, të bërë nga Kesh-i.

“MJAFT!” u thotë “Mjaft!” këtyre lloj kërcënimesh mjaft të rëndomta të politikës shqiptare. Zv/presidentja e Lëvizjes “MJAFT!”, znj. Mjaftime Lëvizi, nuk u mjaftua me kaq. Ajo u shpreh se Lëvizja “MJAFT!”, nuk është një Lëvizje mercenare siç thonë mjaft vetë dhe siç u përsërit nga zv/drejtori i Kesh-it, Mjafton Elektri; Lëvizja “MJAFT!” është lëvizje popullore për t’i thënë “MJAFT!” korrupsionit dhe plagëve mjaft të rënda të shoqërisë shqiptare.

“Mjaft u tallët me ne!”, tha mjaft e revoltuar drejtuesja e Lëvizjes “MJAFT!”.

 © OBOBO NEWS / janar 2004

Një mendim mbi “Mjaft!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s