Haber

Stamboll, 29.12.2006 – Me sa duket polemikat, diskutimet, analizat, komentet, kërcënimet, falenderimet, interpretimet e panumërta, që shoqëruan udhëtimin historik të Papës në Turqi, nuk paskëshin qenë të mjaftueshme për ta ndërlikuar vizitën e lartpërmendur.

Sot, e përditshmja “KOT”, boton lajmin ende të pakonfirmuar, sipas të cilit një nga bodigardet e Papës i paskësh thënë truprojes së Erdohanit, se turqizmat kanë depërtuar vetëm në gjuhët ballkanike, por jo në gjuhët evropiano-perëndimore. Kërkesës për sqarim të mëtejshëm bodigardi papal i ishte përgjigjur me shembullin e gjuhës shqipe, duke cituar një histori që e kishte lexuar në internet me rastin e festës kombëtare shqiptare. Truproja e kryeministrit turk, me emër Arnaut Sinani, bir i historianit të njohur me të njëjtin mbiemër, qenka fyer tej mase, por e paska ruajtur gjakftohtësinë sa për t’i thënë se eseja lexohet si ese dhe gallata si gallatë.

Duket se bashkëbisedimi ka degjeneruar në momentin kur bodigardi zvicerian i ka përmendur rojes turke Skënderbeun si mburojë e perëndimit dhe faktin se huazimet gjuhësore janë pa peshë në gjuhë dhe mund të zëvendësohen me një të rënë të lapsit.

Arnauti, turk me origjinë shqiptare, ose e kundërta, pa përfillur sëkëlldinë identitare i qenka përgjigjur: “Ma bëj kabull, por ti je axhami, madje po tregohesh allçak me këto gjëra badiava që po thua. Nuk ta kam borxh, as të kthej xhevap, por s’ta lë pa të thënë se në këtë dynja jemi të gjithë mysafirë. Bën vaki që ti do sebep për dyfek, se qenke hazër xhevap, por unë s’jam çakmak e s’më kall kollaj. Jam fakir fukara, por jo avdall. Helbete të duket vetja bajagi i ditur se vjen nga Perëndimi e më bën karshi. Por dije, të gjithë jemi në Jug a në Lindje të dikujt. Poshtë a sipër dikujt tjetër. Nuk ka dert, rëndësi ka që unë s’jam çyryk e as të bëhem ty çirak. E ndjej veten si në xhenet se kur tallem me veten d.m.th jam rehat. Kështu që të kam rixha, bëji yzmet punës se nuk ke për të pa hajër”. 

© OBOBO NEWS/nëntor 2006

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s