Në qoftë se vitet Nëntëdhjetë ishin vitet e “dritës jeshile”, vitet 2000 janë të “skemës”. Ky është rezultati i Sondazhit Gojor prezantuar dje në Hotelin “Duhan pa hesap” nga QSTMPVSh – Qendra e Studimit të Tendencave Moderne të Politikës së Vendit të Shqypeve.
Anëtari i vjetër i Akademisë shqiptare on line, Prof. Dr. Tendi Shkupja, dhe njëkohësisht President i Qendrës për mbarsjen e mendimit publik, tha se togfjalëshi “drita jeshile” ka rezultuar si më e përmendura dhe më e menduara në Shqipërinë e paskomunizmit (“t’i hapim dritën jeshilë”, “t’i ndezim ditën jeshile”, etj.). Përkundrazi vitet 2000 dallohen nga përdorimi i fjalës “skemë” (“zbulohet skema e PD”, “Ja, skema e PS për zgjedhjet, skema e re e pensioneve, skema e ligjit, etj.).
Sipas prof. Shkupja kemi të bëjmë me një hap përpara cilësor të politikës shqiptare. “Drita jeshile tregon akritikësi, u shpreh ai, kurse skema kërkon e dëshmon arsye dhe arsyetim. Kjo shihet më qartë se kudo në politikën urbanistike të qytetit të Gramshit”, përfundoi prof. Tendi.
© OBOBO NEWS/qershor 2007