Të dish të varrosësh

KËSHILLI SUPREM I SHTETIT

I mbledhur sot me praninë e shumicës së cilësuar të anëtarëve,

DUKE PASUR PARASYSH:

– rritjen e numrit të vrasjeve muajt e fundit, mes të cilave edhe të atyre të personave publikë dhe në krye të institucioneve të ndryshme

– paaftësinë kronike të organeve hetimore për të gjetur autorët e këtyre vrasjeve dhe për të zbardhur motivet e tyre

– dhënien tani së fundi Shqipërisë të statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian

– faktin që jemi në prag të sezonit turistik dhe nevojën për të kultivuar një imazh tërheqës për natyrën dhe shoqërinë shqiptare

VENDOSI

– duke filluar nga data e sotme, 30 qershor 2014, të gjitha viktimave të krimit t’u sigurohet funeral shembullor me shpenzimet e shtetit

– trupi i viktimës së radhës të ekspozohet në një ndërtesë publike dinjitoze ku edhe t’i bëhen homazhe nga personalitete të mëdha të politikës, ekonomisë dhe kulturës, përfshi edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe ambasadorët e Fuqive të Mëdha të akredituar pranë Bllokut

– të krijohet, me këtë rast, një OJQ me mbështetjen e së paku 4 (katër) ministrive dhe të Fondacionit “Vorri i Skanderbegjit”, e cila të marrë përsipër rijetëzimin e funeraleve spektakulare, në bashkëpunim edhe me Teatrin e Operës dhe të Baletit, Teatrin Kombëtar dhe Eurovizionin

– gjithnjë me shpenzimet e shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet demokratike të Facebook-ut dhe QKK-së të mbahen të hapura rubrika nekrologjike të përhershme në mediat kryesore publike dhe private

– nekrologjitë model të theksojnë pozitiven dhe të lidhin përkushtimin e viktimave ndaj Europës, çështjes kombëtare, tolerancës fetare dhe optimizmit për të ardhmen

– çdo vit të jepet një çmim për nekrologjinë më të mirë; e cila më pas të promovohet botërisht dhe të përkthehet në gjuhët kryesore të Europës

– të merren masa, nga Presidenca e Këshillit të Shtetit, që të mos lihet asnjë viktimë pa u dekoruar me së paku dy medalje ose urdhra të lartë

– sesionet e homazheve publike dhe funeralet e viktimave të transmetohen drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror dhe të ngarkohen në kanalet YouTube dhe Vimeo

– Organet e Ruajtjes së Rendit të bëjnë të pamundurën për të siguruar mbarëvajtjen absolute të veprimtarive funerare, në bashkëpunim edhe me Interpolin, FBI-në, FMN-në dhe BMW-në

– autoritetet lokale, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të sigurojnë mirëmbajtjen absolute të kufomave të viktimave deri në përfundim të varrimit.

për kryesinë e Këshillit të Shtetit,

KRYETARI
prof. Andi Kunadhi

SEKRETARI
Grila Flokbora

© OBOBO NEWS

Standard

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s