Një president me peshë

KUSKUZ: Nga të gjithë liderët botërorë, Sum Tifon, që është Presidenti i shtetit të vogël aziatik të Kamburit, në rrëzë të Himalajave, që prej vitit 2012, bie në sy për të kaluarën e tij të pazakontë, para se t’i futej dhe t’i kushtohej politikës.

Në fakt, Sum Tifoni ka qenë për vite me radhë kampion më parë kombëtar, pastaj edhe rajonal i mundjes së lirë, në peshën e rëndë.

Vazhdoni leximin

Standard

Kapet gjermani i fundit

Sot në mëngjes, forcat e ndjekjes së shpejtë në bashkëpunim me disa gjahtarë italianë të rastit, ranë në kontakt me një njeri të egër në zonën e Bogës.

Pas një manovre të drejtuar me dorë të sigurt nga major Gjelosh Markgjekaj, ky person nuk i shpëtoi dot kurthit mjeshtëror dhe u kap i gjallë, për t’u shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Qytetit të Shkodrës.

Vazhdoni leximin

Standard

Degë ulliri

Me një vendim që i kapi të papërgatitur analistët, politologët dhe sidomos politikanët anembanë Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës, kryeministri i sapozgjedhur Edi Rama propozoi, gjatë një mbledhjeje përndryshe me dyer të mbyllura të kabinetit, emrin e paraardhësit të tij Sali Berisha, për Kryetarin e ri të Inspektoriatit Rrugor të Republikës.

“Askush më mirë se dr. Berisha nuk e njeh rrjetin rrugor të Shqipërisë, në të gjitha degëzimet, ndërlikimet dhe ndërkëmbimet e veta,” shpjegoi Rama, gjatë kohës që në ekranin pas krahëve të tij projektoheshin pamje nga përurimet e shumta të rrugëve me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit, heroit të mirënjohur  të katër rrotave dhe dashnorit të lirisë që të siguron asfalti i freskët.

“Dr. Berishës do t’i jepet gjithashtu grada ekuivalente e nënkolonelit të trafikut, do t’i njihet e drejta për të mbajtur uniformën karakteristike të inspektorëve rrugorë dhe gjithashtu do t’i dorëzohet patenta e motoçikletës me numrin rendor AL-001,” përcaktoi kryeministri Rama.

Vazhdoni leximin

Standard

Konkurs ndërkombëtar

TIRANË: Shpallet konkursi ndërkombëtar për zhbllokimin e nevojtoreve të shtetit.

Kryetarja e Departamentit të Rrjedhjeve të Brendshme, znj. Shkëndija Pipi, u tha sot gazetarëve të mediave të akredituara se dokumentacioni për konkursin ndërkombëtar të zhbllokimit të nevojtoreve të shtetit është kompletuar dhe firmat ose institucionet e interesuara mund të aplikojnë tashmë pranë këtij departamenti.

Vazhdoni leximin

Standard

Lost and Found

SHËNNAUM: Lajm i gëzuar për të gjithë dashamirësit e kulturës elitare, urave të komunikimit mes popujve dhe gjenisë së gjuhës shqipe: perkthyesja e njohur Spasiba Pllava, e ndarë prej nesh kohët e fundit pas një sëmundjeje të shërueshme, u nderua me çmimin LOST & FOUND, të Akademisë së Riciklimit Kulturor.

Vazhdoni leximin

Standard

Stadiumi romantik

“E bëra se kam rënë në dashuri”. Kështu i thotë agjencisë sonë djaloshi shqiptar nga Erseka – emrin e të cilit po e japim vetëm me iniciale për respekt të etikës profesionale –, ndërkohë që polemikat për ikjen e dritave gjatë ndeshjes miqësore Gramozi/Real Madrid në stadiumin “Qemal Stafa” nuk janë shuar ende. Vazhdoni leximin

Standard

Koha e çmimeve

KALAJA E DODËS: Lajme të mira po ju sjell OBOBO NEWS, sot si kamot.

Shkolla Profesionale e Hotelerisë “Hani i Dy Robertave”, në qytezën e Shëngjinit, veç dy vjet jetë i ka mbushë qyshse u ngrit me ndihmën e biznesmenit të këtyne anëvet, zotit Gjosho Zhoka; por ia ka rritë vedit namin e mirë, pse rrezaton dije e kulturë në tanë krahinën përreth.

Vazhdoni leximin

Standard