ZBARDHET

Në çfarë premton të ofrojë, për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, një model të gazetarisë investigative në shërbim të publikut, OBOBO NEWS arrin të zbardhë një bisedë të kryeministrit Rama me një person të panjohur.

Tekstin e kësaj bisede po e japim të plotë më poshtë:

(zile e përsëritur telefoni)

RAMA: Alo!

(zë i padeshifrueshëm në receptor)

RAMA: OK.

Këtu përfundon edhe regjistrimi ynë. Nuk jemi në gjendje të konfirmojmë nëse kjo bisedë e kryeministrit ka vazhduar, apo është ndërprerë këtu.

Kryeministri, siç e kanë paralajmëruar edhe kritikët e tij, përdor në bisedë fjalën e huaj të panevojshme OK, duke shpërfillur mundësitë e mëdha të shqipes. Në fakt, ai mund të kishte thënë: “mirë”, “në rregull”, “e kuptoj”, “pajtohem me ju”, “le të vijë”, “le të ikë”, “le të rrijë”, “falënderojeni nga ana ime”, “le të presë”, “e mora vesh”, etj.

Me pak mundim, kryeministri mund të kishte shmangur edhe fjalën tjetër të huaj, alo.

Psikologu specialist Irfan Lanabregasi, i cili e analizoi materialin për ne, komentoi flakë për flakë se, në këtë regjistrim, kryeministri shqiptar shfaqet lakonik, nervoz dhe i vetmuar; si dikush që e ka mendjen gjetiu.

Materialin do ta dëgjoni të plotë në emisionin “Unplugged”, që do të transmetohet sonte, nga kanali ynë televiziv privat OBOBO Report.

© OBOBO NEWS

Standard

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s