Stadiumi romantik

“E bëra se kam rënë në dashuri”. Kështu i thotë agjencisë sonë djaloshi shqiptar nga Erseka – emrin e të cilit po e japim vetëm me iniciale për respekt të etikës profesionale –, ndërkohë që polemikat për ikjen e dritave gjatë ndeshjes miqësore Gramozi/Real Madrid në stadiumin “Qemal Stafa” nuk janë shuar ende.

“Desha t’i tregoj të dashurës sime yjet në qiell, prandaj zbrita poshtë në bodrumet e stadiumit dhe hoqa siguresat”. Rrëfimi i K.L. është i sinqertë, deri në mallëngjim. “Nuk doja t’i krijoja probleme askujt. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi”.

I riu nga Erseka ishte nisur në mëngjes nga qyteti i tij i bukur jugor për të ndjekur ndeshjen miqësore Gramozi – Real Madrid në stadiumin e kryeqytetit. Kishte ftuar edhe shoqen e klasës L.K., të cilës nuk ia kishte shprehur ende ndjenjat e veta.

“Isha aq i emocionuar – tregoi K.L. – saqë e mora me vete në xhep siguresën qendrore të stadiumit. Kur dola errësira ishte e madhe. E kërkova ‘shpirtin tim’ në shkallët e stadiumit por humba, nuk e gjeta dot vendin ku ishim ulur”.

Djaloshi duket i penduar: “Bëra vërtet gabim të rëndë. Ndeshjen e ndërpreva, shoqes nuk ia shpreha dashurinë, plakën nga Gramshi e përqafova kot”. Në fund thotë me lot në sy: “Jam i verbër nga dashuria. As qiellin nuk e pashë nëse ishte me re apo jo”.

© OBOBO NEWS

Standard

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s