Hasmi s’fle

 

TUMENISHT: Duke përfituar nga një fundjave tejet i zgjatur në Shqipëri, dhe nga vështirësitë që ka shkaktuar moti i keq në zonat verilindore të vendit, serbët u vodhën shqiptarëve një figurë minore të epopesë skënderbejane, dhe pikërisht fisnikun Viç Branko, i cili sot e tutje nuk do të jetë më pjesë e bashkëluftëtarëve të heroit tonë kombëtar.

Historiani serb Oliver Shimdiq, në një artikull të botuar me pseudonim në blogun e vet, pretendoi se i ka bërë një lexim të ri emrit të atij fisniku, si pasojë e të cilit ka arritur në versionin Branko Viçi, ose Brankoviçi; duke shtuar se ishte e zakonshme që në mesjetë njerëzit të njiheshin vetëm nga mbiemri dhe emri, nëse duhej, mund të përftohej duke e ndarë mbiemrin në pjesë.

Sipas historianëve shqiptarë, dhe veçanërisht studiuesit Elzet Gërbi, Viç Branko ka qenë i pranishëm gjatë Kuvendit të Lezhës, si përfaqësues i trevave të Rrogozhinës; por më vonë rezulton i vrarë pas një konflikti me të motrat e Gjergj Kastriotit, në lidhje me emrin e vërtetë të babait – Gjon, Ivan, Joan, Jovan, Johannes, Joanus, apo Iannis? Humanisti i madh Marin Beçikemi tregon në kujtimet e veta se Viçi mori nga një goditje thike për çdo version të emrit; derisa dha shpirt.

Akademia e Shkencave në Tiranë, Shoqata për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Shoqata e Veteranëve të Epopesë Antiosmane dhe forumi intelektual online Bretkosat, me një deklaratë të përbashkët sot në mëngjes, premtuan se po bëjnë gati dokumentacionin për ta paditur historianin Oliver Shimdiq në Gjykatën e Strasburgut; meqë çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi figurën e luftëtarit Viç Branko, dhe për t’ia ndërruar emrin në Branko-Viç është në kundërshtim me faktet dhe fyen jo vetëm të vërtetën historike, por edhe një popull të tërë si yni.

© OBOBO NEWS

Standard

4 mendime mbi “Hasmi s’fle

  1. a s'm'i fle thotë:

    me kete hasmin qe s’fle m’u kujtua nje histori e nja 10 viteve me pare kur njeri mori peng me arme shtepine e te dashures qe e kishte braktisur dhe policia priti thjeshte qe i braktisuri hatermadh te shembej me gjithe shotgan nga pagjumesia dy ditore.

    e vune ne barrele duke i peshtetur bute edhe armen perbri, pa e zgjuar per tre ditet ne vijim. Pengjet po ashtu u leshuan ne gjume te thelle pas dy diteve me gjak te ngrire, duke pikuar jarge neper cepa etj

    Vij ketu dhe me duket vetja si ai polici qe rri pret me bllok shenimesh ne dore per ndonje deshmi nga ditet e pengmarrjes, po nga te kater anet kuterbon gjume me efekte te tjera anesore tingujsh e aromash: marr dhe une e ulem fillimisht ne nje kolltuk bosh, dhe i leshohem edhe une nje gjumi te pataravaj duke pritur te zgjoheni e te na hidhni ndonje haber me obobo se na muarr malli

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s