Burime të reja energjie

 

PRISHTINË: OJQ-të e shumta në Tiranë do të fillojnë të prodhojnë energji elektrike – kështu u deklarua në Konferencën e Dytë Kombëtare të Burimeve Alternative të Energjisë, që po mbahet këto ditë në një nga sallat e hotelit “Ad Interim”, në Tiranë. Projekti pilot, i financuar nga një grant i Fondit Europian të Transformimit, në bashkëpunim me UNESCO-n, grupin rock U2 dhe organizatën mjedisore “Shiny Rooftops”, parashikon një periudhë fillestare kur elektriciteti i përftuar nga OJQ-të do të përdoret për furnizimin e kryeqytetit me energji ekologjikisht të pastër; të ndjekur nga një periudhë e dytë, kur OJQ-të jo vetëm do ta shtrijnë rrjetin e tyre në mbarë territorin shqiptar dhe në Kosovë, por do të prodhojnë energji edhe për eksport. “Kemi në gjirin tonë të rinj dhe të reja të mrekullueshëm, njerëz me energji të freskëta dhe të pashterrshme, që janë të gatshëm t’i vënë këto energji në shërbim të vendit të tyre, të familjeve të tyre, të shoqërisë civile dhe të business-it,” i thotë agjencisë OBOBO NEWS Nevila Vuthi-Avilar, kryetare e Sindikatës Shqiptare të OJQ-ve dhe veprimtare në fondacionin “Luce Irrigaray”, me qendër në qytetin piktoresk të Laçit. “Jetojmë në një botë të përshkuar nga procese dinamizmi të paparë, ku elektriciteti para se të ndriçojë dhomat, do të ndriçojë mendjet.” Një pjesë e mirë e OJQ-ve të Tiranës janë në gjendje ta prodhojnë vetë energjinë që u duhet për të funksionuar duke çliruar në atmosferë kryesisht aromë portokalli dhe vaniljeje, por një pjesë tjetër varet ende nga kapriciot e rrjetit kombëtar të shpërndarjes. Në fjalën e vet në sesionin e mesnatës të Konferencës së Dytë Kombëtare të Burimeve Alternative të Energjisë, ministri i Drejtpeshimit dhe Cikleve, dr. Meleq Buxheti, premtoi se së shpejti do të bëhet i mundur instalimi, në të gjitha business-et që operojnë në kryeqytet, i kontatorëve dydrejtimorë (bidireksionalë) të energjisë, për të matur kontributin e mirëfilltë të OJQ-ve në bilancin energjetik të shoqërisë shqiptare, duke përfshirë edhe shoqërinë civile. “Tani po studiojmë mundësitë për rekuperimin e energjive që kemi shpërdoruar në të shkuarën,” thotë Nevila Vuthi-Avilar. “Në fund të fundit, njeriu është i ri vetëm njëherë.”

© OBOBO NEWS

Standard

2 mendime mbi “Burime të reja energjie

  1. Sipas burimeve nga Ufff Ufff Njuzi dhe korrespondentet e tyre Behar Likometa dhe Jorgji Erëbërja – këtë të fundit miqtë e thërrasin edhe me emrin Jorgji Eoliku – dy OJQ-të me më shumë energji në vend, OJQ MJAFT dhe OJQ NËNA, refuzojnë t’i bashkohen nismës së OJQ-ve të tjera për të prodhuar energji. Sipas të dhënave, OJQ MJAFT e kundërshton këtë projekt sepse sipas tyre energjitë e prodhuara nga OJQ-të shqiptare nuk do përdoren për konsumatorin vendas, por sic e kanë treguar edhe eksperiencat e mëparshme me OJQ-të shqiptare, energjitë e tyre janë venë vazhdimisht në shërbim të financuesve të huaj. Dhe kjo thonë ata nuk ka për të ndryshuar.
    Kurse OJQ NËNA argumenton se mëndjet e OJQ-ve shqiptare janë jo vetëm nga më të rejat (në moshë) por edhe të fundit mëndje të virgjera në Europë, prandaj ato nuk duhet të përdoren për të prodhuar energji. Ndërkohë – sic edhe bien dakort këto dy OJQ – OJQ-të shqiptare duhet të shfrytëzohen për të kultivuar llojin më të ri të turizmit, “turizmin e mëndjes”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s