Koha e çmimeve

KALAJA E DODËS: Lajme të mira po ju sjell OBOBO NEWS, sot si kamot.
Shkolla Profesionale e Hotelerisë “Hani i Dy Robertave”, në qytezën e Shëngjinit, veç dy vjet jetë i ka mbushë qyshse u ngrit me ndihmën e biznesmenit të këtyne anëvet, zotit Gjosho Zhoka; por ia ka rritë vedit namin e mirë, pse rrezaton [...]

Hasmi s’fle

 
TUMENISHT: Duke përfituar nga një fundjave tejet i zgjatur në Shqipëri, dhe nga vështirësitë që ka shkaktuar moti i keq në zonat verilindore të vendit, serbët u vodhën shqiptarëve një figurë minore të epopesë skënderbejane, dhe pikërisht fisnikun Viç Branko, i cili sot e tutje nuk do të jetë më pjesë e bashkëluftëtarëve të heroit [...]

Burime të reja energjie

 
PRISHTINË: OJQ-të e shumta në Tiranë do të fillojnë të prodhojnë energji elektrike – kështu u deklarua në Konferencën e Dytë Kombëtare të Burimeve Alternative të Energjisë, që po mbahet këto ditë në një nga sallat e hotelit “Ad Interim”, në Tiranë. Projekti pilot, i financuar nga një grant i Fondit Europian të Transformimit, në [...]

Ngjarje e rëndë

 
KOTORR: Debati i fundit në shtyp në lidhje me veprën kushtuar Skënderbeut, të akademikut zviceran Oliver Jens Schmitt, shkaktoi viktimën e parë në radhët e intelektualëve kryeqytetas. Sot paradite, historiani mirditor Frrok Gjoni, doktor i shkencave, qëlloi me patllake në shkallët e hotel “Mamicës” në Tiranë, përkthyesin e librit, Ardian Klosin, edhe ai doktor i [...]

Rikthehet dueli

 
 
Një projekt-propozim i paradokohshëm i deputetes së djathtë Vizhdan Gzimja u miratua në ligj nga Kuvendi i Republikës Shqiptare, pas një votimi të përshpejtuar, që vëzhguesit e cilësuan të rreptë, por të drejtë.
Duke filluar nga data 1 janar 2009, dueli formal do të lejohet me ligj brenda territorit shqiptar, për shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Heqje vizash

SAN MARINO: Zëdhënësi privat i kryeministrit, Shpat Kroi, i konfirmoi sot agjencisë sonë se, duke filluar nga dt. 14 korrik 2008, qytetarët e Republikës së Shqipërisë mund të lëvizin pa viza në drejtim të Ishujve Papafanga, një mbretëri e vogël dhe paqësore në Oqeanin e Qetë.
Vendimi për heqjen e vizave u mor nga të dy [...]

Pastrim gjuhe

“Zhvillimet gjuhësore shihen në vogëlsira”, kështu u shpreh dijetari turk me origjinë shqiptare Aziz Gündüz. Sipas gjuhëtarit, filozofit, etimologjistit, strukturalistit Gündüz, gjuha shqipe po pastrohet dita ditës. “Shenja e parë dhe e pamohueshme – u shpreh ai në emisioni “Troç fare” të Topless Channel – është transformimi i spektaklit Miss Albania në Miss Shqipëria”.
“Vetëm pak [...]

Shkurt nga vendi

SHIJAK: Falimentoi shtypshkronja historike “Vëllezërit Xhagjika”. Burime të Ministrisë së Komunikacioneve konfirmojnë se ky falimentim i shpallur mbrëmë në mesnatë erdhi pasi Drejtoria e Përgjithshme e Postave Shqiptare e vuri në pezull porosinë madhore që i kish bërë kësaj shtypshkronje për një sasi prej 144.000 pullash poste me portretin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, z. [...]

Libër me mik

Botohet në Danimarkë libri “Këtu fluturon shqipja” (“Den ørn flyver her ovre”), i autorit të njohur danez Lars Hjelmstrøglebrøggse.
Me këtë rast Kristanthi Popovic e OBOBO NEWS udhëtoi drejt Kopenhagen-it, për t’u takuar me z. Hjelmstrøglebrøggse dhe për të biseduar në lidhje me suksesin e tij të fundit.
Shqipëria është misteri i fundit i Europës, shkruan Hjelmstrøglebrøggse. [...]

Unazë fejese për Tiranën

Përurohet në Tiranë, në prani të një numri të madh ambasadorësh të huaj të akredituar në Republikën Shqiptare, unaza permanente urbane e qendrës.
E ndërtuar sipas një projekti të arkitektit me famë botërore, Daniel Liebeskründe, kjo unazë pritet ta rreshtojë kryeqytetin e këtij vendi të vogël ballkanik ndër metropolet më të avancuara të planetit.
Unaza konsiston në [...]