Lajmi se programi i njohur Skype ka të bëjë me Shqipërinë u bë i njohur për mediat vetëm dje pasdite, pavarësisht se në qarqet intelektuale shqiptare dhe informatike fjalët qarkullonin prej kohësh. Zëdhënësi i Kompanisë së famshme që lejon komunikimin më të mirë të përdoruesve të internetit, z. Zan Kanuni, rrëfeu se themeluesi i saj z. Ekrem Kuqi, me origjinë shqiptare, vendosi ta quajë programin e famshëm informatik me emrin e vajzës së vogël. Në fakt emri fillestar i programit ishte “Shqipe”. Vetëm më pas ai u shndërrua në “Skype” për t’iu përshtatur shijeve anglosaksone.
Pyetjes se si lindi ideja për krijimin e këtij programi z. Kanuni iu përgjigj: “Pas hapjes së kufijve Shqipja, vajza e vogel e manjatit shqiptar, vendosi të kthehej në vendin e të parëve. Mirëpo Shqipëria, edhe pse me një nga gjuhët më të lashta e më të bukura në botë, nuk kishte sistem komunikimi telefonik. Dëshira për të komunikuar me vajzën dhe sidomos në shqip e detyroi z. Ekrem të shpikë versionin e parë të programit Shqypja 1.0. që vepronte mbi koncepte moderne informatike”.
Për planet e së ardhmes zëdhënësi u tregua fjalëpakë; gjithsesi tregoi se themeluesi i Skypit po punon intensivisht për një sistem modern transmetimi të energjisë elektrike nëpërmjet internetit. Cili do jetë emri i sistemit të ri? Zenun 1.0.
© OBOBO NEWS/maj 2007
“themeluesi i saj z. Ekrem Kuqi” — Jo! Protestoj kunder ketij lajmi te rreme. Krijuesi i Skypes nuk eshte mysliman. Ata jane njeri katolik dhe tjetri ortodoks (Nikolle Zenuni dhe Jani Fieri)
Hahaha, të ri e ke këtë blogun? Më shkrive!
Përshëndetje!
“Skype” asht thirrje qe i drejtohet qenit per me sulmue.
O sa e madhe! hahahhahahhahahha