KOTORR: Debati i fundit në shtyp në lidhje me veprën kushtuar Skënderbeut, të akademikut zviceran Oliver Jens Schmitt, shkaktoi viktimën e parë në radhët e intelektualëve kryeqytetas. Sot paradite, historiani mirditor Frrok Gjoni, doktor i shkencave, qëlloi me patllake në shkallët e hotel “Mamicës” në Tiranë, përkthyesin e librit, Ardian Klosin, edhe ai doktor i shkencave.
Plumbi e mori Ardian Klosin në krahun e djathtë, ndërsa një e shtënë e dytë theu xhamat e një mikrobusi të organizatës “Mjaft”, që ndodhej i parkuar aty rastësisht. I tronditur nga atentati, Ardian Klosi u shemb përdhe, teksa atentatori Frrok Gjoni u orvat të rimbushte armën, por gjakderdhja fatmirësisht u ndërpre nga ndërhyrja e forcave speciale të REMINA-s, FAMINIRA-s dhe TIBIDA-s, të cilat e çarmatosën pa vështirësi historianin dhe i hodhën pranga të sigurisë së lartë.
Më pas, një turmë e madhe qytetarësh u mblodhën spontanisht në sheshin përpara Burgut Civil “Vëllezërit Topulli” të kryeqytetit, ku mbahej i pandehuri Frrok Gjoni, për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, aktori veteran Reshit Karabina, i njohur për publikun falë recitimeve të tij të pavdekshme të poezisë patriotike shqiptare, u tha autoriteteve: “Kohë të mallkueme kanë ardhë për Shqipërinë, kur kjo qeveri u hjedhka hekrat trimave që i dalin zot nanës, Avni Rustemave të sotëm.”
Më pas akoma, u mësua se, në vazhdën e kësaj ngjarjeje tronditëse, ministri për Shekullin XV, Dylli Filispanja, i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Sali Berisha, dorëheqje e cila u pranua menjëherë, me motivacionin: “paaftësi flagrante për të parandaluar masakrimin e historisë dhe të historianëve.”
Viktima e vetme e atentatit, përkthyesi kontroversial Ardian Klosi, në një deklaratë për mediat nga spitali privat serb “Nënë Vojsava” ku është duke u mjekuar përkohësisht, tha se e kishte falur atentatorin, madje në shenjë mirëkuptimi do t’i dhuronte një kopje të librit të autografuar nga vetë përkthyesi, meqë, sipas tij, historiani Frrok Gjoni nuk e kishte lexuar librin në fjalë.
Drejtoresha e Muzeut Historik të Mirditës, Gjela Pulaj, deklaroi për Topless Channel se patllakja me të cilën u konsumua akti vrastar ishte marrë pa leje nga fondi i atij muzeu, ku figuronte si arma me të cilën malësori mirditor Pal Oroshi kishte planifikuar të qëllonte, më shumë se një shekull më parë, politikanin besëpremë Esad Pashë Toptanin.
Në mbrëmje, mjediset e spitalit “Nënë Vojsava” i vizitoi edhe ambasadori grek në Tiranë, dr. Jorgos Kastriotis, i cili dhuroi simbolikisht gjak për viktimën e atentatit.
Drejtori i policisë së monumenteve për kryeqytetin, Arbër Vithkuqi, urdhëroi shtimin e rojeve të armatosura te statuja e Skënderbeut në sheshin me të njëjtin emër dhe forcimin e sigurisë rreth Muzeut Kombëtar. Masa të ngjashme thuhet se janë marrë edhe në qytetet e Krujës dhe të Lezhës, si dhe në Manastirin e Hilandarit.
Në një deklaratë për mediat televizive, Zalo Arbana, drejtor i Gjendjes Civile të qytetit të Rubikut, ku jeton e punon atentatori Frrok Gjoni, sqaroi se në bazë të dokumenteve që disponon institucioni i tij, emri i saktë i historianit të implikuar në ngjarje është Frrok Ivani.
© OBOBO NEWS
Filed under: Uncategorized
Gjithashtu nga komentet e shumta që bëhen lart e poshtë nëpër b-llogje, f-roome dhe të tjrea hapësira të i-tërnetit konfirmohet se pjesmarrësit kanë marrë pozicione që mbështesin njërin ose tjetrin protagonist të aktit a-tentator. Mbështetësit e Ardian Kolosit i mëshojnë mendimit se protagonisti i vërtet i aktit nuk është Frrok Ivani, por pas tij fshihet shkrimtari i famshëm izraelit Ishmael Ka-të-reja i cili më parë e kishte cilësuar Kolosin si nje pseudointelektual islamist me pikpamje terroriste të cilat shkojnë ndesh me vlerat perëndimore të lirisë dhe ekzistencës së shtetit të Izraelit.
Përkundrazi, mbështetësit e Frrok Gjonit këmbëngulin se akti nuk është gjë tjetër vecse një inskenim i Kolosit në mënyrë që të tërheqë vëmendjen për t’i bërë reklame librit të sapobotuar të përkthyer prej tij. Kurse mbeshtetës të tjerë të Frrokut, shkojnë më larg dhe thonë se ishte pikerisht ai (Frroku) që “brought the sexy back” pra “Shqiptarinë”. Për një kohë të gjatë, qysh prej kohës së shpendit Zog thonë ata, shqiptarët janë vrarë mes tyre për cështje triviale dhe të rëndomta si për para edhe prona. Por u desh akti i Frrokut që kjo të ndyshojë dhe ata të fillojnë të vriten per cështjen me sublime të mundshme, për Shqiptarinë. Dhe kjo thonë ata është shumë “sexy”. Ndërkohë në i-tërnet dhe në tubin Y kanë filluar të qarkullojnë foto dhe video te Frrok Gjonit i cili këndon një këngë te quajtur “SexyBack” dhe cuditërisht ngjan shumë me këngëtarin amerikan Justin Timberlake. Kurse shoqata joqeveritare e Burrnisë Shqiptare u detyrua pas kësaj të lëshojë një deklarat ku konfirmon se Frrok Gjoni nuk është gay.
Nuk është kaq sipërfaqësore çështja sa dëshirojnë ta paraqesin mediat.
Kush mban mend “Dimrin e vetmisë së madhe” të Kadaresë, tek fundi i kap. XIII, do ketë parasysh se Ben Struga mendon se nqs kthehet në Shqipëri kapitalizmi atëhere, të mërguarit do ta vrasin babanë e tij me armë të vjetra, të mbledhura nëpër muzeume…
Është e rastit që Frrok Gjoni bën atentat me patllakë të vjetër, të mbledhur nga muzeu?
Kush fshihet pas tij? Ku ishte Kadareja kur ndodhi ngjarja?